21.03.2023 - 20:01
Shqipëria U-17 për vajza, u mposht me rezultatin e thellë 13-0 nga Islanda, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.m,gnNë ndeshjen e luajtur në “Air Albania”, Islanda ishte dominuese, duke mos i lënë asnjë shpresë vajzave kuqezi.
Trajneri Kola e nisi ndeshjen me këtë formacion: Amelia Mone (GK), Klevisa Ndoci, Angela Nika, Rosela Vasa, Bora Bushati, Tiana Gjonaj, Klesta Ago, Era Methoxha, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj dhe Ornela Brahaj.
Në këtë takim, të vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza për këtë grupmoshë, u aktivizuan edhe Samanta Hysa, Klea Alushi dhe Herta Hasa.