MENU
klinika

“Miss World 2018”

Një meksikane, femra më e bukur në botë

10.12.2018 - 14:29

Vanessa Ponce de Leon ka bërë që Meksika të krenohet me bukurinë e saj. Bukuroshja është shpallur “Miss World 2018”.

Ajo është e diplomuar në biznes ndërkombëtar, vullnetare për “Migrantes en el Camino” dhe është pjesë e bordit të drejtorëve në një qendër rehabilitimit për vajzat.

Vanessa është 26 vjeç dhe është missi i 68 në historinë e këtij kompeticioni bukurie.

Meksikania la pas vetes 20-vjeçaren tajlandeze Nicolene Pichapa Limsnukan, e cila u rendit e dyta.