Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Londër, ku ka takuar përfaqësues të “London School of Economics”.
Sipas tij, qëllimi është krijimi i një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit.
“Në prestigjiozen London School of Economics për të krijuar një “Task Force” të përbashkët për të drejtat e punonjësve, kontratat e përbashkëta të punës, arsimin profesional dhe politikat rreth emigrimit”, shkruan Rama.
Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Rama do të takohet dhe me kryeministrin Rishi Sunak, për të diskutuar për emigracionin e paligjshëm.