Trukimet janë të pranishme në sport dhe kryesisht në futboll. Bota e nëndheshme e krimit është përpjekur gjithmonë që të shtojë përfitimet në mënyrë të pandershme nga sporti. Sipas një raporti nga Globo Esporte, duke iu referuar Sportradar, kompania e kontraktuar nga FIFA për ndeshjet e trukuara, numri i takimeve të dyshuara për 2022 është rritur me 34 përqind.
Në total në të gjitha llojet e sporteve janë 1212 ndeshje që kanë pësuar lëvizje të dyshimta të koeficientëve, mënyrë kjo monitoruese e Sportradar. Numri i ndeshjeve të trukura është një rekord i ri botëror, në krahasim me një vit më parë.
“Rekordin” negativ e mban Brazili me 152 ndeshje, Rusia me 92 ndeshje dhe më pas Çekia, Kazakistani, Kina, Greqia, apo edhe Argjentina dhe Polonia.
Ndeshjet e dyshuara si të trukuara në disa shtete:
Brazil – 152 ndeshje
Rusia – 92
Republika Çeke – 56
Kazakistani – 43
Kinë – 41
Greqia – 40
Argjentina – 39
Filipinet – 37
Polonia – 36
Tajlanda – 35