MENU
klinika

'Paqe' mes tyre

“I nderuari zotëri Haradinaj”, Kurti duartrokitet në Gllogjan

24.03.2023 - 15:14

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot po qëndron në Gllogjan në nderim të të rënëve shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit. Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, Kurti shkoi edhe te familja Haradinaj. Kurti mori fjalën edhe në manifestimin qendror që po mbahet për të shënuar këtë ngjarje.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kurti iu drejtua edhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili u duartrokit për këtë. Kurti tha se familja Haradinaj, pas ngjarjeve në Prekaz, i tregoi Serbisë rezistencën.

“Pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz me datat 5,6,7 mars vjen qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj në Gllogjan më 24 mars. Të dyja këto e kishin një armik, Serbinë, e kishin një qëllim, lirinë. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste mori atë ditë nga kulla e bacës Hilmi. Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Haradinaj, së bashku me Mejremen e Frashërin, Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin”, tha Kurti.

Albin Kurti dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj duket se kanë bërë ‘paqe’ mes tyre pas marrëveshjes evropiane me Serbinë. Kurti ka pranuar planin franko-gjerman dhe është zotuar që ta respektojë këtë marrëveshje pas takimit me Vuçiç më 18 mars në Ohër. Ndërkohë që nga ana tjetër, Ramush Haradinaj është i vetmi lider i opozitës në Kosovë, i cili ka theksuar se kjo marrëveshje është në favor të Kosovës, ndryshe nga krerët e partive të tjera opozitare, të cilat e kanë mohuar këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Haradinaj nuk i ndahet kryeministrit

“Kurti shantazhohet nga Serbia!”