Nga Gjeneral ® Piro AHMETAJ:
Data 24 Mars, simbolizon përvjetorin e njē ngarje, të skalitur dheshenjtëruar me merit në memorien e historisē sonë kombëtare !
Në mbrëmjen e 23 Marsit 1999, misionari i paqes,Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke, u kthye ngaBeogradi në Bruksel, “fatmirësisht i dështuar” në përpjekjen e fundit diplomatike të perëndimit për të evituarndërhyrjen ushtarake të NATO-s.
Ditën tjetër, 24 Mars 1999, fix 24 vjet më parë, fuqia ajroree SHBA dhe NATO-s për herë të parë u angazhuan në njëluftë historike “jashtë artikullit 5”, dhe pa miratimin e Këshillit të Sigurimit (OKB-së) duke e legjetimuarnjëkohësisht NATO-n si “Aleancën e lirisë dhe të besimitte vlerat demkratike” në mbarëbotën!
E parë kështu, 24 Marsi 1999, jo vetëm simbolizonpërvjetorin e një ngarje të shënuar në memorien historikepor gjithashtu edhe meriton të skalitet edhe si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqise ushtarake AleancësTransatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave Perendimore!
Për më tepër, që kjo datë-gjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës së Perëndimit për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi por megjithë përpëlitjet e Ariut-Polar/Rusisë, kjo datë ndryshoi përjetësisht hartën gjeopolitike të Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar.
Nga ana tjetër, duhet ta përsërisim se kjo ngjarje mbetetpa asnjē mëdyshje dhe një datë e përuljes kombëtare ndajtë rënëve/Dëshmorëve si dhe e nderimit më të thellë ndajsakrificave tē papërshkruara për liri dhe pavarësi të luftëtarëve dhe popullit të Kosovës.
Në shtesë, duke e lexuar këtë ngjarje në rrethanat aktuale, 24 Marsimbetet një gjarje me mesazhe shprese për fundin e turpshëm të pushtuesve gjakatarë në Ukrainë por edhe që: “Rusia – Putiniste do të gjynjëzohet e diskretituar edhe në përballjen me fuqinë ushtaraketë USA/NATO-s, por edhe me kredibilitetin dhe interesatgjeopolitike të demokracisë të Aleancës Euroatlantike”!
Në përmbledhje, 24 Marsi jo vetëm që mbetet një ngjarje e lavdishme për Kosovën por edhe një datë për të nakujtuar Ne si Komb, që Aleanca Transatlantike (/NATO) e meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët.
* Ekpert për SK, Rajonin dhe NATO,
Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut,
Anetar i Bordit te Istrael House, si dhe Ish:
Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.
Shënim: Marrë nga faqja publike e Facebook-ut të Ret.Gen PiroAhmetaj.