MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me “Ballkanin e Hapur” dhe u hap me “Serbinë e mbyllur”

24.03.2023 - 21:46

Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi Ramën.

Tashmë jo zemërthyer me kryeministrin e Shqipërisë por i penduar dhe kokë ulur.

Patriotizmi dhe nacionalizmi i tij brenda një viti janë venitur dhe janë transformuar në internacinalizëm socialist.

“Patrioti” i madh që refuzoi Ballkanin e Hapur u hap me Serbinë e mbyllur.

Albin Kurti po vjen në Tiranë më qesharak dhe më amator se çdo lider i shqiptarëve të Kosovës në këto 30 vjet.

A ju kujtohet se çfarë thoshte Albin Kurti një vit më parë?

– nuk ulem në një tryezë me Vuçiç

– nuk ka Ballkan të hapur pa njohur Serbia, pavarësinë e Kosovës

– nuk ka Ballkan pa njohur krimet e luftës

– nuk duhet ulur Rama me Vuçiç pa na kthyer eshtrat e të zhdukurve

– nuk ka Ballkan të Hapur pa ndërprerë Serbia fushatën kundër njohjes Kosovës.

Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë pasi ka përqafuar Serbinë e Madhe.

Albin Kurti nuk u hap me Ballkanin por u hap me Serbinë.

Marrëveshja e Ohrit njohu “Vetëvendosjen” e serbëve në Kosovë. Albin Kurti i hapi oreksin Serbisë dhe njohu 10 komuna autonome brenda Kosovës.

Albin Kurti u ul me Vuçiç pa Edi Ramën dhe bëri një pakt 100% të kundërt me ato çfarë refuzonte Ballkanin e Hapur.

– Albini u hap me Serbinë këmbëkryq me Vuçiç

– Albini u hap me Serbinë pa njohur Kosovën as de fakto dhe as de jure

– Albini u hap me Serbinë pa kërkuar falje Beogradi për krimet e luftës

– Albini u hap me Serbinë pa u kthyer eshtrat e të vdekurve

– Albini u hap me Serbinë pa u anëtarësuar Kosova në OKB

A mundet nesër Albin Kurti t’i thotë 10 milion shqiptarëve pse refuzoi 3 liderë shqiptar në Tiranë, Shkup dhe Podgoricë për Ballkanin e Hapur?

Pse Albini u mbyll me Ballkanin e Hapur dhe u hap me Serbinë e mbyllur.

Është koha ta ndajmë nëse ka tradhtuar Albini apo Edvini.

Në të kundërt Albini nesër duhet kërkojë falje për arsyet pse refuzoi Ballkanin e Hapur dhe për të njëjtat shkaqe beri pazar me Vuçiç.

Sot SHBA dhe BE i kërkuan Albin Kurtit të fillojë zbatimin e marrëveshjes që ra dakord me Vuçiç për autonominë e Serbëve në Kosovë duke e nxjerrë lakuriq para popullit të Kosovës.

Albin bëhu burrë dhe trego arsyet pse e drodhe dhe pse pranove hapjen me Serbinë pa 6 kushtet që premtove?

Albin hapi dyert dhe kufijtë me Shqipërinë, së paku aq sa i hape me Serbinë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Rudina Hajdari, Myslim Murrizi deri tek Kreshnik Spahiu

Ja kush pritet të hyjë në garën për parlamentin e ri në 2021!