Pas protestave që po mbahen paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ironizuar përmes një postimi në ‘Twitter’.
Duke vijuan në këtë linjë, Rama thekson se në Lezhë po protestojnë punonjësit e bashkisë, të cilët janë veshur edhe me jelekë të verdhë, ndërsa ata të Shkodrës si shoferë. Po ashtu ai shton se në bashkinë e Kavajës, (të tretja bashkitë drejtohen nga PD) po protestojnë si ‘francezë’.
Teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të ‘përdoren si qendër graviteti e revolucionit’ nga Kryemadhi dhe Basha.
“Interesant?Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë?Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës?Jo politikë??”, shkruan Rama.
Në Shkodër, Lezhë dhe Kavajë po mbahen protesta për çmimin e karburantit, ku marrin pjesë qytetarë, ndërsa aty nuk mungojnë as të rinj që kërkojnë të drejtat e studentëve.