Amir Rrahmani prej kohësh është kthyer në një titullar fiks te Napoli. Trajneri Spalletti është i “dashuruar” pas kapitenit të Kosovës, në çdo rast nuk e fsheh vlerësimin për qendërmbrojtësin e tij, ndërsa drejtuesit e klubit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës.
Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti De Laurentiis do të ulët në një tavolinë me përfaqësuesit e Rrahmanit, më saktë me Adrian Aliajn, menaxherin e tij, për të diskutuar detajet e rinovimit.
Fiorentina Napoli 1 2 Rrahmani
Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, De Laurentiis duhet të bëjë një sakrificë ekonomike pasi me kontratën e re parashikohet një rritje të rëndësishme e pagës. Rrahmani së bashku me Kim janë një dyshe fiks në qendër të mbrojtjes, e tashmja dhe e ardhmja e Napolit.