MENU
klinika

“Mbledhje e dy qeverive në qershor”

Rama pas drekës me Kurtin: E inkurajova për…

26.03.2023 - 14:44

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se në drekën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Rama shkruan se mbështet Kurtit në hapat që do të marrë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa njofton se në muajin qershor do të ketë sërish një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Marrëveshja e Ohrit, garanci për paqen dhe të ardhmen..."

Presidenti Begaj takon Kryeministrin Kurti