MENU
klinika

Të hënën përballja

Trajneri i Polonisë: Shqiptarët i vlerësojmë shumë, por do vendosim ne!

26.03.2023 - 15:34

Fernando Santos e nisi me disfatë aventurën te Polonia, kombëtarja që do jetë kundërshtari i Shqipërisë të hënën në Varshavë për eliminatoret e Europianit. Gjithsesi portugezi nuk e ka bërë dramë dhe thotë se përballë kuqezinjve do të rikuperojnë pavarësisht se skuadrën e Sylvinho-s e vlerëson shumë.

“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë për klube të mëdha, por dhe lojtarët tanë luajnë për ekipe të mëdha. Nëse qëndrojmë të fokusuar, atëherë do të kemi kualitetin për të shmangur problemet.

Ne duam të tregojmë karakterin dhe atë që e karakterizon Poloninë. Aftësia për të sakrifikuar dhe aftësia për të bërë gjëra të mëdha. Mund të themi që e respektojmë skuadrën shqiptare, por ne jemi ata që vendosin këtu,”- u shpreh Santos.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin