MENU
klinika

Protestë e politizuar?

Pedagogia që po ‘djeg’ studentët, militante e PD me dy gishta përpjetë

10.12.2018 - 17:56

Kryeministri Edi Rama, ftoi sërish sot studentët që ndodhen në protestë, për të dialoguar. Ndërkohë, sot në protestën e studentëve, është bashkuar dhe pedagogia Lirjana Kuçana, e cila është përgjigjur se nuk pranon të bëjë negociata me qeverinë Rama.

Duket se Kuçana ka folur në emër të protestuesve duke përfaqësuar të gjithë studentët. Por ndërkohë që protesta e studentëve po thuhet se është apolitike, zbulohet se pedagogia Kuçana është ithtare e Sali Berishës.

Mjafton një vëzhgim në rrjetet sociale dhe konstaton se pedagogia Lirjana Kuçana e cila foli edhe në emër të kolegëve të saj si e pavarur, rezulton se është një ithtare politike e PD-se.

Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, ajo është mbështetëse e Sali Berishës, ndërsa nuk heziton që bindjen e saj të djathta t’i demostrojë publikisht duke dalë në foto me dy gishtat lart.

Kuçana, ish-militantja e flaktë e Partisë Demokratike njihet gjerësisht si gruaja e ish-drejtorit të aeroportit të Kukësit, i proceduar penalisht.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës