Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash duke i marrë jetën një personi.
Nga kjo ngjarje kriminale humbi jetën roja Pal Kola 60 vjeç, i cili ishte në kabinë duke u ngrohur, ku një plumb e kapi brenda objektit duke i marrë jetën.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco bën të ditur një detajë rtë trishtë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se rojes nga xhepi i kanë rënë 5 lekë.
“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal…skam fjalë…”shkruan Karamuco.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme një automjet tip “Range Rover”, u afrua në ambientet e Top Channel dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi duke lënë të vdekur rojen 60-vjeçar.
Pak orë më pas makina u gjet e djegur në Golem të Kavajës dhe brenda saj janë gjetur dhe dy kallashnikovë me të cilën u krye edhe ngjarja e rëndë.
Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe krerët e shtetit, të cilët e kanë quajtur një akt terrorist dhe kërkojnë nga autoritete që ngjarja të zbardhet me saktësi dhe shpejtësi.