Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u shënua pak pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuan qëlluan me breshëri kallashnikovi duke imarrë jetën rojes.
Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllime familjës Kola, teksa u bën thirrje organeve ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.