MENU
klinika

Titullarët e Poloni - Shqipëri për Euro 2024

Sylvinho debuton me skemë sulmuese

27.03.2023 - 19:32

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E të Europianit 2024. Në stadiumin ‘PGE Arena’ në Varshavë, trajnerët Fernando Santos dhe Sylvinho kanë zbardhur rreshtimet titullare.

Braziliani i kuqezinjve luan me skemë sulmuese 4-3-3, teksa kjo do jetë ndeshja e tij e parë në drejtimin e ekipit. Me skemën 4-3-3, trajneri Sylvinho luan në portë me Strakoshën, në mbrojtje me Hysaj (kapiten), Mihaj, Kumbulla dhe Balliu. Mesi i fushës për Asllanin, Gjasulën dhe Ramadanin, teksa sulmi i takon Uzunit, Jasir Asanit që debuton edhe Cikalleshit. Në përballjet mes tyre, Polonia na ka mundur katër herë, teksa tanët kanë marrë vetëm një barazim.

Nëse i referohemi kuotave në baste, vendasit janë më të favorizuar. Në këtë duel gjykon slloveni Slavko Vinčić.

Formacionet zyrtare:

Polonia: Szczęsny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kivior, Kaminskwi, Lineti, Zielinski, Zalewski, Swiderski, Lewandowski.
Trajner: Fernando Santos

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, J. Asani, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Sylvinho

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin