MENU
klinika

Ngjarja e para tre viteve në Shëngjin

Tritoli në pallatin e biznesmenit, arrestohet porositësi

28.03.2023 - 09:44

Është arrestuar pas vitesh personi që porositi që t’i vihej tritol objektit të ndërtimit të biznesmenit Liman Gjoka në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Bëhet me dije se policia ka arrestuar me urdhër të prokurorit të çështjes Zef Kolën. Kola dyshohet se ka porositur Angli Stafukën dhe Erald Pajtimin që të vendosnin tritol në godinën e Gjokës.

Kujtojmë që Angli Stafuka, 21 vjeç nga Fushë Kruja në bashkëpunim me shtetasin Erald Pajtani, në dhjetor 2020), më datë 19.11.2020 në Shëngjin, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. 2 autoret janë dënuar me burg, Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite heqje lirie.