MENU
klinika

Nga ish-këshilltari i Ramës tek aktori i humorit

Publikohet lista e këshilltarëve të PS

28.03.2023 - 09:58

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në zgjedhjet e 14 majit do kandidojë për një mandat të tretë publikoi dje listën me emrat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. Në sy bien emra të njohur, që janë pjesë e strukturave të PS-së.

Endri Fuga, ish këshilltari i kryeministrit Edi Rama, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë nga posti është një prej emrave që do garojë për këshilltarë bashkiakë. Pjesë e listës janë edhe disa zv.ministra, ish deputetë apo edhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Gjithashtu pjesë e listës është edhe Joleza Koka. jithashtu, në listë është edhe Halit Valteri, ishdeputet i opozitës së re dhe më pas kandidat për deputet nën siglën e PS-së.

Edhe aktori Gaz Paja është pjesë e listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiak. E ndërsa siç e bëri me dije edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në listë ka edhe shumë zv.ministra si Rovena Kuko, Besart Kadia.

Gjithashtu edhe juristi Plarent Ndresa apo ish drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kandidat për Bashkinë e Tiranës, u shpreh se Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e 14 majit të fitojë 40 mandate këshilltarësh. Në deklaratën për mediat nga selia e PS-së, Veliaj nënvizoi se të gjitha sondazhet në Tiranë tregojnë për një ekip fitues të PS.

Sipas kryebashkiakut të Tiranës, lista e kryeqytetit është me mesataren më të re në moshë. Veliaj nënvizoi se selia rozë synon 40 mandate në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“Duke parë sondazhet, që janë bërë nga kompani të ndryshme, qoftë televizione apo media të tjera, qoftë sondazhet tona të brendshme, me një marzh prej 56-58 për qind të votave, duke pasur parasysh se ka shumë parti që tentojnë të futen në Këshill Bashkiak, por nuk e kapin pragun dhe kësisoj e ulin për të tjeret, ne parashikojmë ose së paku kemi qëllim për të synuar 40 mandate, çka do na jepte mundësinë për të përdorur mandatet për të bashkëpunuar me qeverinë dhe për të bërë punë dhe jo për të kërkuar mandate për të rrëzuar qeverinë dhe për të sabotuar”, teksoi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të shikojnë se cilët janë ata që punojnë dhe u janë gjendur në ditët më të vështira si pandemia dhe tërmeti dhe cilët janë ata që bëjnë populizëm në fushatë.

“Ftesa për të gjithë qytetarët është, shikoni ata që punojnë, shikoni ata që janë seriozë dhe nuk bëjnë gallata apo populizëm dhe fushatën. Shikoni një skuadër që nuk e braktis as Këshillin Bashkiak, as Bashkinë, me urdhra partie, shikoni ata që ishin në ditët e vështira siç ishin pandemia dhe tërmeti dhe nëse do të shikoni për këto personazhe, do t’i gjeni në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, deklaroi Erjon Veliaj.

Mbrëmjen e së shtunës, Partia Socialiste pas një mbledhje të kryesisë në selinë rozë, publikoi emrat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë dhe kryebashkiakë ku u vu re se pjesa më e madhe e tyre, ishin rikandidime të kryetarëve aktualë të bashkive. Ndërsa koalicioni Meta-Berisha ka dorëzuar në KQZ disa prej listave për kandidatë pasi Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rrëzimin përfundimtar të kërkesës së Berishës duke i hedhur poshtë mundësinë që të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit nën logon e Partisë Demokratike.

LISTA E KANDIDATEVE TE PS PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES

1. Romina Kuko
2. Aldrin Dalipi
3. Megi Fino
4. Eridian Salianji
5. Etleva Bajrami
6. Endri Fuga
7. Ledia Tota
8. Plarent Ndreca
9. Sonila Qato
10. Luan Bregasi
11. Arta Dollani
12. Genc Hyska
13. Joleza Koka
14. Julian Hodaj
15. Reme Lala
16. Redi Jupi
17. Blerina Doracaj
18. Gaz Paja
19. Silda Anagnosti
20. Endri Hoxha
21. Adelina Greca
22. Hantin Bonati
23. Vjollca Braho
24. Glinxhet Madhi
25. Katerina Marku
26. Aldo Merkoçi
27. Albina Nanaj
28. Enio Civici
29. Xhilda Kito
30. Bes Kadia
31. Maura Linadi
32. Agim Kraja
33. Grejsi Bixhi
34. Halit Valteri
35. Kamela Banushi
36. Rezart Isufi
37. Xheni Hatllari
38. Alfred Muharremi
39. Sara Shameti
40. Sead Kazanxhiu
41. Bora Minga
42. Roy Bashaj
43. Gresa Hoxha
44. Tedi Deraj
45. Elektra Kadriaj
46. Tahir Batalli
47. Rea Kalo
48. Kejdi Jazenxhiu
49. Sindi Tona
50. Endrrit Fetahu
51. Anxhela Bakiasi
52. Hermes Kafenxhiu
53. Fatbardha Sadikaj
54. Savio Dosti
55. Erisa Veliu
56. Samuel Nazeri
57. Romina Zaimi
58. Albi Deliaj
59. Helena Kace
60. Qazim Fucija
61. Kamelisa Selami
62. Emanuel Dosti
63. Olsa Ulqinaku
64. Aldo Aga
65. Arsiva Qefalia
66. Irla Pirra

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin