MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Pse u qëllua Top Channel?

28.03.2023 - 15:58

Në orët e vona të natës u qellua mbi Top Channel, duke lënë të vrarë rojën e natës së këtij institucioni mediatik. Është padyshim një ngjarje e rëndë, që duhet dënuan jo vetëm se pse qëllohet mbi godinën e një medieje, por edhe sepse kemi humbjen e një jete njerëzore, i cili për një rrogë modeste rrinte rojë natën. Është një nga ato dramat familjare, kur njeriut i vjen andej nga s’i pret. Është një vdekje e cila meriton gjithë mëshirën tonë, lutjet tona dhe një kërkesë për të zbuluar sa më shpejt autorët.

Një arsye e parë që të shkon ne mendje në momentin e parë është qenia e medias si pozicion politik, mirëpo, nuk besoj që Top Channel është goditur për shkak të rreshtimit të tij politik. Ai ka patur një lloj luhatjeje në linjën e tij editoriale. Deri para pak kohësh ishte kundër qeverisë, me tonë të rënda, më vonë i zbuti tonet.

Por është edhe një veprim i cili nuk ka se si e shtyn opozitën, si në segmentet e buta, ashtu edhe në ato të ashpra të saj, të godasë një media. Mbas represionit që kemi njohur është djegia e redaksisë së gazetës “Koha jonë”, si dhe rrahja e gazetarëve etj.

Politikanët kanë kaluar në krahun që më mirë gjejnë kompromise ne media, sesa e sulmojnë hapur sepse ajo krijon bujë të madhe, edhe është më tepër kosto, sesa përfitim. Mbetet një pistë tjetër. Nëse i është vënë ndonjë gjobë Top Channel nga grupet kriminale në Shqipëri.

Edhe kjo është një tezë që në një farë mënyre është pak e vështirë për t’u besuar, për faktin se TCH është një sipërmarrje shumë e madhe që të munde te gjobitet. Aq më tepër që këto lloj ngjarjesh sidomos kur goditet media, do krijojnë menjëherë kundërveprim të shtetit dhe asnjë grup kriminal nuk do që të vihet përballë reprezaljes nga ana e shtetit.

Nëse e ka bërë një grup kriminal atëherë duhet thënë që janë dritëshkurtër, domethënë janë kaqola që e kanë për herë të parë vënien e gjobave, sepse mendojnë që gjobat vihen kollaj dhe mund t’i vihen kujtdo. Kjo do të bjere në represalien e shtetit. Ne po flasim me hamendësi. Unë mendoj që teza më e qëndrueshme pse është goditur TCH është për shkak të Big Brother, duke nisur edhe nga rrethanat që ata që kanë qëlluar kanë lënë një makinë RangeRover, një makinë të shtrenjtë e cila kushton diku te 70-100 mijë euro.

Ndërsa grupet kriminale, vrasësit profesionistë lëvizin me makina anonime, që bien shumë pak në sy. Kam idenë që më tepër kemi të bëjmë me një produkt të kohës sonë. Ne kemi parë që ka të rinj që janë produkt i kohës sonë, fansa të çmendur mbas repistave, duke kaluar edhe në përplasje grupesh me armë. Besoj që edhe këtu kemi të bëjmë me fansa pjesëmarrës edhe në BBV, që bëjnë fantazi komploti të cilët janë me një zhvillim të mangët kulturor.

Natyrisht që janë njerëz që këto para, që blenë Range Rover, i kanë bëre ose nga trafiku i lëndëve narkotike, ose janë fëmijë baballarësh të pasur që mendojnë se duke u mbushur xhepi me para, u mbushin kafkën me tru.

Mirëpo e vërteta është që rrisin vetëm kopje të këqija. Ky është një veprim i cili ka shkaktuar një dramë të madhe, në një familje. Kemi humbjen e një jete njerëzore, e cila është e pafalshme. Meqenëse shteti nuk bën dot më për arsimin, meqenëse familja është shkatërruar, në thelb, sepse fëmijët e këtij brezi janë produkt i familjes, fëmijët e këtij brezi janë produkt i tranzicionit, dhe faji është i përgjithshëm, që fillon që nga viti 1992 me shthurjen e shtetit me fitoren e kulturës së parasë së lehtë. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet ky brez truboshësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin