MENU
klinika

"Do votoj kandidatin e PD"

Kreu i PS Rubik tregon prapaskenat e dorëheqjes

29.03.2023 - 10:19

Pal Tushaj, kreu i PS-së Rubik ka dhënë shpjegimet e tij mbi vendimin që mori duke dhënë dorëheqje pas rikandidimit të Ndrec Dedajt në Mirditë për një mandat të tretë.

Tushaj në një lidhje live për News24 pohoi se nuk ndihej i përfaqësuar me këtë rikandidim të Dedajt.

Ai tha se populli i Mirditës nuk do të rizgjedhë këtë kandidaturë, ndërsa befasoi me përgjigjen e tij, duke shtuar se do të votojë kandidatin e Partisë Demokratike, Albert Belushin, një mirditor.

“E kam shpjeguar që nuk ndihem i përfaqësuar, po ashtu si dhe socialistët. PS mbështeti Dedën, mandati i dytë erdhi se ishte i pëlqyer nga persona të caktuar nga PS. Në mandati e tretë, nuk u ndoq asnjë rregull demokratik, por erdhi me urdhër nga lart. Ndrec Deda nuk përfaqëson denjësisht PS-në. Ndoshta ne na ka si dorë të dytë. Mirëdita ka nevojë për një kryetar të denjë. Që ta ketë ditë e natë dhe jo me kohë të pjesshme, një herë në dy muaj.

Duke mos qenë pjesë e kryetarit të bashkisë, skam pasur shansin që të hyj në zyrën e tij, që të mos thërrasë njëherë kryetari i bashkisë që ‘kjo është bërë mirë, kjo është keq’. PS ka probleme nga Pjetër Pjetri dhe Ndrec Deda. Kam një mendim dhe besim që populli i Mirditës nuk do e votojë Dedën. Unë nuk kam zgjedhor asnjë kandidatë, por ka plotë të tjerë të aftë. Akuzat i bëj pasi, nëse je i fortë, ke ekonomi, ke ndërruar emrin, atëherë ke mbështetjen e Dedës. Një pjesë e punonjësve s’kanë pasur lidhje dhe tani punojnë në pozicione të zgjedhura, pa një formim. PS është monopol. Unë votoj Albert Belushin, fatkeqësisht përfaqëson PD. Do e votoja atë. Mjafton të jetë mirditor, jo nga Tirana që të komandojë me pult.

Nëse je kundër tij, ai të heq nga puna. Mua më ka kërkuar të largohem. Deda i është prezantuar Ramës, jo ashtu siç është apo ashtu siç u intereson disave”, tha Tushaj.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin