MENU
klinika

Shmangeni...

Ky është gabimi më i madh në një marrëdhënie

29.03.2023 - 12:01

Një ose dy gabime nuk mjaftojnë që një martesë apo një lidhje të dështojë. Ne jemi njerëz dhe është e natyrshme që jo gjithmonë e trajtojmë partnerin tonë në mënyrën më të përsosur.

Megjithatë ka një gabim që është mjaft i rëndësishëm dhe shumë çifte përfundojnë duke e bërë atë në një lidhje.

Cili është ky gabim? Përpjekja për të ndryshuar gjysmën tuaj tjetër dhe për ta transformuar atë në diçka që nuk janë. Ekspertët thonë se kur i tregon tjetrit se dëshiron ta ndryshosh, është si t’i thuash se nuk të mjaftojnë. Ky përfundim krijon shumë probleme në një marrëdhënie.

Askujt nuk i pëlqen të ndiejë se nuk mjaftojnë sepse kjo ndjenjë fillon të krijojë distancë në një çift. Cila eshte zgjidhja? Mundohuni të përqendroheni në pikat e forta të partnerit tuaj dhe përpiquni të mos i kushtoni shumë rëndësi dobësive. Mendoni për të gjitha gjërat që ju bënë të dashuroheni me të dashurin tuaj kur e keni takuar për herë të parë dhe përqendrohuni në to. Sa më shumë të përqendroheni në elementet pozitive të tjetrit, aq më të theksuar do të bëhen ai në sjelljen e tij. Përpara se ta kuptoni, personi me të cilin do të përballeni do t’ju duket krejtësisht ndryshe, por jo sepse e keni ndryshuar, por sepse keni filluar ta shihni nga një këndvështrim tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?