MENU
klinika

Ndeshja Poloni-Shqipëri

Mesazhet që mori Silvinjo

29.03.2023 - 13:05

Të humbasësh ndaj Polonisë është e pritshme deri diku, kjo edhe për faktin se ekipi i tyre ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë, të cilët luajnë në nivele shumë të larta në Europë.

Mjaft të përmendësh Levandovskin. Por, të humbasësh edhe kur ekipi luan mirë dhe i zbaton me përpikëri detyrat, e për më tepër kur kundërshtari vjen nga një disfatë dhe nuk shfaq një nivel të lartë në fushë, kjo lë pak për të dëshiruar. Megjithatë, sinjalet për ekipin e Silvinjos ishin pozitive dhe mund të themi se një episod na ndëshkoi sërish. Goli erdhi pas një goditjeje standarde, situatë kjo që ishte punuar nga Silvinjo në stërvitje me dhjetëra herë, por sërish lojtarët nuk ia dolën ta shmangnin.

NDRYSHIMI I SKEMËS Ndryshimi i skemës ishte edhe një risi e brazilianit, duke dhënë një optimizëm për atë që Kombëtarja mund të japë në fushë. Nga 3-5-2 me Rejën, kaluam në 4-3-3. Forcat përpara ishin dukshëm më të shumta, me Uzunin, Asanin dhe Cikalleshin, të cilët u mbështetën më shumë në pjesën e dytë nga Asllani, ndërsa Gjasula dhe Ramadani kishin më tepër detyra mbrojtëse, si dhe ruajtjen e ekuilibrit të ekipit, sidomos pas pësimit të golit. Edhe mbrojtja pati një qasje të mirë në momentin kur kundërshtari kishte topin në zotërim. Mirëpo, ajo që duhet të përmirësohet është faza kur Shqipëria ka në zotërim topin, ku sidomos krahët me Hysajn dhe Balliun duhet të shtyjnë më përpara. Gjithashtu edhe pozicioni i Asllanit duhet riparë, pasi dihen cilësitë e tij.

UZUNI SI QENDËRSULMUES Një nga pikat që penalizon më shumë Shqipërinë është shënimi i golit, që edhe kur e gjejmë, bëhet me një vështirësi të madhe. Gjatë ndeshjes me Poloninë, nën urdhrat e një trajneri të ri dhe me filozofi ndryshe nga Edi Reja, ekipi i krijoi rastet e shënimit, që mund të ishin menaxhuar edhe më mirë. Megjithatë, pjesa tjetër është edhe pozicionimi i Uzunit në krah. Një sulmues që ka shënuar 20 gola me pjesën më të madhe, duke luajtur në qendër të këtij reparti te Granada në Spanjë, në Kombëtare nxirret nga roli dhe lihet në krah dhe gjatë lojës nuk zhvendoset në asnjë moment. Si qendërsulmues u zgjodh që Cikalleshi të ndërrohet me Seferin kokë më kokë. Kalimin në qendër Uzuni e ka kërkuar edhe në deklaratat që ka bërë para ndeshjes në Poloni dhe natyrisht që këtë e ka diskutuar edhe me Silvinjon.

KRYESORE JANË PIKËT Arsyeja kryesore e ardhjes së Silvinjos është që të na kualifikojë në Europian dhe për të arritur këtë, duhen pikët, të cilat mund të merren në çdo lloj mënyre, edhe duke realizuar një skemë apo një plan B që të çon te goli. Shqipëria ka një brez cilësor lojtarësh dhe madje të zgjeruar, ku nga grumbullimi i radhës, Silvinjo do të ketë luksin e një listë shumë herë më të fortë. Me rikthimet nga dëmtimet, por edhe fitimin e lojtarëve si Asani apo Mehmeti, si dhe me shpresën që Broja të jetë gati, muaji qershor do të jetë edhe treguesi nëse Shqipëria është në rrugën e duhur apo jo. Presim Moldavinë dhe shkojmë në Ishujt Faroe, dy ndeshje që kërkohet me detyrim marrja e maksimumit.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin