Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së qeverisë, ku ka dhënë lajmin e mirë për pensionistët.
Ai është shprehur se pensionistët do të marrin 50 mijë lekë shtesë nga taksa speciale mbi prodhuesit e energjisë muajin e ardhshëm.
Veç kësaj Rama tha edhe se Qeveria synon që veç rritjes së rrogës së mjekëve dhe pagës minimale, synojnë që të rritet dhe paga mestare në 900 euro.
“Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare, në dy faza.
Do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar. Një mundësi të re që do ta shfrytëzojmë maksimalisht për njerëzit, familjet dhe pas rritjes së pagës minimle tani do shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mestare. do kemi dy faza një rritje tani së shpejti për një pjesë. Detaje që do i themi pas aktit të miratimit që do vijë pas 15 ditëve të ardhshme dhe do publikojmë dhe planin e plotë. Kemi thënë dhe do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7% këtë vit.
Jemi sot në kushtet ku mund të themi edhe penisonistëve se zotimi për të shpërndarë taksën e jashtëzakonshme që vendosëm mbi esksportuesit do ta mbajmë. Sot nuk kemi vetëm zotimin, por kemi edhe informimin konkret se për pensionistët do ketë 50 mijë lekë që do shkojnë në drejtim të tyre bashkë me pensionin që do marrin herën e ardhshme” tha Rama.