29.03.2023 - 21:35
Argjentina fitoi 7-0 me Curacao në një ndeshje miqësore të zhvilluar në provincën e Santiagos në vendin e Amerikës Latine. Kundër kombëtares së ishullit të vogël, kampionët e botës nuk e patën të vështrië. Në këtë duel rezultati mund të ishte më i thellë, teksa gjithçka nisi pas më shumë se 120 sekondave lojë.
Kur ishte minuta e dytë, Lionel Messi mori një top të bukur dhe kaloi disa kundërshtarë, për të nxjerrë me portën bosh Lautaron. Sulmuesi i Interit nuk mundi të shënonte nga tre metër larg me portën bosh, duke u bërë ‘gazi i botës’.