30.03.2023 - 15:55
Arsenali këtë sezon po kryeson Premier League dhe është pranë ngritjes së titullit pas 19 sezonesh. Për ndeshjen e fundit të kampionatit, ajo e 28 majit kundër Wolves në Londër, tifozët janë ‘çmendur’ duke paguar më shumë se 28 mijë euro për një biletë.
Në tregun online kanë dalë edhe biletat për duelin e fundit, aty ku tifozët e “Topçinjve” besojnë se do marrin titullin kampion. Tanimë për ndeshjen e fundit në shtëpi, tregu i zi ka filluar të vlojë dhe një biletë shitet për më shumë se 28 mijë euro.
Forma e mirë e Xhakës me shokë ka rritur besimin e fansave për titullin pas 19 sezonesh, teksa edhe tregu i zi i biletave po përfiton nga situata.