Los Angeles Lakers është ‘hakmarrë’ ndaj Chicago Bulls për humbjen e pësuar tre ditë më parë në Californi. Gjiganti i basketbollit amerikan ka triumfuar në udhëtim te Bulls me 11 pikë diferencë 110:121. Ka qenë një duel ku Lakers ishin të kompletuar me tre yjet LeBron James, D’Angelo Russell e Anthony Davis dhe që nga fillimi i ndeshjes krijuan epërsi të lartë.
Qendra e lojës, Anthyony Davis ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel ku e mbylli me 38 pikë, 10 kërcime, katër asistime, dy topa të vjedhur e dy bllokada.
Me lojë të mirë u dallua edhe LeBron James që shtoi 25 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Ndërkohë kontribut të madh dhanë edhe Austin Reaves me 19 pikë si dhe D’Angelo Russell që shtoi 17 të tjera. Te vendasit më i dalluari ishte malazezi Nikola Vucevic me 29 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime. Fitore edhe për Clippers, që mundën Grizzlies në udhëtim 132:141.
Rezultatet: