31.03.2023 - 11:01
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka njoftuar se është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar.
Ai ka shkruar në Facebook se Mali i Zi është në rrugën e duhur.
“Është arritur një numër rekord i fjetjeve në akomodime kolektive për dy muajt e parë. Edhe 45% rezultate më të mira se vitin e kaluar. Të gjithë parametrat tregojnë se ky do të jetë një sezon rekord turistik. Jemi krenarë për rezultatet që kjo Qeveri e Malit të Zi po arrin në çdo hap”, ka shkruar ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vizita në Parlamentin Evropian
Abazoviç: S’jemi qeveri ‘pro-ruse’ duam integrimin evropian
Detaje nga projekti 9 milionë euro