MENU
klinika

Ja çfarë thonë qytetarët

Cilat janë problemet kryesore të kryeqytetit?

31.03.2023 - 20:55

Barometri në Euronews Albania në matjet e dyta për problematikat e Tiranës, ka pyetur qytetarët e moshës mbi 18 vjeç dhe me të drejtë vote në Bashkinë Tiranë, në një kampion prej 1000 intervista ballë për ballë, e realizuar në periudhën 23 shkurt – 6 mars 2023.

Gjetjet e sondazhit për problemet kryesore të Tiranës janë:

Trafiku dhe koha e shpenzuar në kryeqytet është renditur si problematikë kryesore në Tiranë. 38.6% e qytetarëve mendojnë që kjo është problematikë kryesore. Ky perceptim i kryeqytetasve, është rritur nga muaji shkurt deri në mars me 8.3%.

Edhe kosto e jetesës në kryeqytet është renditur e dyta sa i përket problematikave kryesore të Tiranës. 33.3 % e qytetarëve mendojnë që problematikë kryesore në Tiranë është kosto e jetesës. Ky perceptim i qytetarëve ka pësuar rritje nga muaji shkurt në muajin mars me 8.6%.

Infrastruktura rrugore renditet e treta si një problematikë kryesore e kryeqytetit. 23.8% e qytetarëve mendojnë që Infrastruktura rrugore mbetet një problem, por perceptimi i tyre ka pësuar një ulje me 2.2% nga muaji shkurt deri në muajin mars.

17.3% e qytetarëve kanë renditur si problematikë hapësirat dhe parqet publike në Tiranë. Krahasuar me muajin shkurt perceptimi i qytetarëve se hapsirat dhe parqet publike janë problematike është rritur 3.1%.

Një tjetër problematikë që sipas qytetarëve mbetet problematike janë ndërtimet dhe densiteti. Nëse në muajin shkurt 17.3% e kryeqytetasve e mendonin si problematikë ndërtimet dhe densitetitn, në muajin mars ky perceptim ka pësuar ulje me 1.4%.

Uji i pijshëm dhe kanalizimet sipas perceptimit të qytetarëve është një tjetër problematikë e kryeqytetit. Në muajin shkurt 19.7% e qytetarëve e mendonin si problematikë poo në muajin mars ky perceptim ka pësuar ulje. Nga 19.7% e qytetarëve që e mendonin si të tillë në muajin shkurt, në muajin mars 15.2 % thonë se është problematikë.

Problematike është parkimi, kostot dhe hapësirat për kryeqytetasit. Nëse në muajin shkurt 7.5% e qytetarëv e kishin renditur si problematikë, në muajin mars ky perceptim është rritur me 6.6% duke e rritur përqindjen e qytetarëve që e mendojnë si problematikë me 14.1%.

Ndotja dhe mjedisi është një tjetër problematikë e Tiranës sipas qytetarëve. Nëse në muajin shkurt 25% e tyre e mendonin si të tillë, në muajin mars 14% e tyre e mendojnë si problematikë.

Sa i përket transportit publik, në muajin shkurt 4.9% e qytetarëve e mendonin si problematikë, ndërsa në muajin mars kjo përqindje është rritur me 5.1% duke e rritur perceptimin e publikut me 10.2%.

Pastërtia e qytetit në muajin mars ka pësuar rritje në renditjen e problematikave të kryeqytetit. Nëse në muajin shkurt 6.2% e qytetarëve e mendonin si problematikë, në muajin mars 9% e kryeqytetasve thonë se është është problematikë.

Papunësia është një tjetër problematikë që evidentojnë kryeqytetasit. Në muajin shkurt 6.7% e tyre mendonin se papunësia është problematikë, ndërsa në muajin mars përqindja e kryeqytetasve që e kanë renditur si problematikë Papunësinë është rritur me 7.4%.

1.1% e kryeqytetasve e mendonin si problematike mbipopullimin e kryeqytetit në muajin shkurt, por ky perceptim ka pësuar rritje me 7.1%.

Taksat lokale: Në muajin shkurt 2.9% e kryeqytetasve e rendisinin si problematikë ndërsa në muajin mars ky perceptim është rritur deri në 4.9%.

Korrupsioni si një tjetër problematikë për kryeqytetin në muajin shkurt ishte 4.3% ndërsa në muajin mars ky perceptim është rritur duke shkuar në 4.9%.

Ekonomia, një tjetër problematikë që kanë renditur qytetarët në muajin shkurt ishte 5.6% ndërsa në muajin mars është 4.2%.

Menaxhimi i mbetjeve, në muajin shkurt, vetëm 0.4% e qytetarëve e rendisnin si problematikë ndërsa në muajin mars ky perceptim u rrit me 3.8%.

Krimi dhe mungesa e sigurisë në kryeqytet, është një tjetër problematikë e renditur nga kryeqytetasit. Në muajin shkurt vetëm 1.4% e tyre e rendisnin si problematike ndërsa në muajin mars ky perceptim është rritur duke shkuar në 3.8%.

Edhe çmimet e apartamenteve si një problematikë e kryeqytetit ka pësuar rritje në përqindjen e atyre që e mendojnë si problem. Në muajin shkurt, vetëm 0.6% e kryqytetasve e mendonin si problematike ndërsa në muajin mars ky perceptim u rrit duke shkuar deri ne 2.8%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“13 mijë euro metri katror”

Qytetet me pronat më të shtrenjta në Europë!

Nga vrasjet për drogën tek ringjallja e bandave

Krimet që përgjakën 2019/ Viti i kaluar u mbyll me 68 të vrarë