MENU
klinika

Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla

Hapet në Çikago muzeu ‘First Kings of Europe’

01.04.2023 - 15:46

“Field Museum” në Chicago, në bashkëpunim me 26 muze dhe institucione shkencore të 11 vendeve në Gadishullin e Ballkanit, hapi për herë të parë muzeun “First Kings of Europe”, me më shumë se 700 objekte origjinale, të prodhuara e të jetuara më shumë se 5000 vjet më parë, në këtë rajon.

Në këtë hapësirë Shqipëria prezantohet me 17 objekte të rralla, pjesë e fondit të Muzeut Arkeologjik, Tiranë, që datojnë nga shekullit VI – IV para Krishtit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pranishme në këtë event, u shpreh krenare që trashëgimia jonë kulturore bëhet pjesë e një mozaiku të jashtëzakonshëm, krijuar mijëvjeçarë më parë.

Sipas saj, “ky muze jo vetëm dëshmon pasurinë tonë, por është edhe një hap më tej në bashkëpunimin ballkanik”.

Margariti theksoi se, këtë ngjarje do ta shfrytëzojmë për të diskutuar rreth çështjeve me rëndësi për promovimin e kulturës sonë, duke e kthyer në një nxitës zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

“Hapja e “First Kings of Europe” me dëshmi arkeologjike të 11 vendeve të Ballkanit nga “Field Museum” në Chicago, një ngjarje e rëndësishme për njohjen e promovimin e kulturës së këtij rajoni të pasur me histori e trashëgimi”, tha ajo.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe