MENU
klinika

Kush është pronari?

Një person vendos GPS poshtë automjetit të parkuar

02.04.2023 - 09:52

Policia e Pogradecit është alarmuar në orët e para të mëngjesit pas telefonatës së rojes së një objekti i cili ka parë një person duke vendosur një objekt poshtë automjeti.

Roja është shprehur se një person është shtrirë përtokë dhe ka vendosur diçka poshtë një mjeti të parkuar në pronësi të Eris Çekanit.

Dyshimet kanë qenë se poshtë automjetit ishte vendosur lëndë plasëse. E gjithë zona është rrethuar me perimetër sigurie për të kryer verifikimet e plota.

Por në fund ka rezultuar se sendi i vendosur poshtë automjetit në pronësi të Çekanit ka qenë një GPS.

Ai ka qenë në një ngjarje të ndodhur Elbasan mes disa personave të cilët udhëtonin me dy makina. Ata ndoqën njëri tjetrin si nëpër filma deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas përplasën njëri tjetrin.