MENU
klinika

Kush kryeson në 2023?

Kompanitë e kozmetikës së të famshëmve me të ardhurat më të larta

02.04.2023 - 10:54

Kozmetika duket se është një nga fushat më të përhapura ku personazhe të njohura të Hollywood-it kanë përqëndruar bizneset e tyre. Duke nisur nga Kylie Jenner, Rihanna dhe deri te Ariana Grande kanë kompanitë e tyre të bukurisë dhe të ardhurat e tyre u rritën në qiell në vitin 2023 si rezultat i shitjeve të produkteve të tyre.

Kylie Jenner është padyshim një nga fytyrat më të famshme në industrinë e kozmetikës, pasi ajo zotëron markën e saj të kujdesit të lëkurës, “Kylie Skin”, përveç kompanisë së saj të kozmetikës, “Kylie Cosmetics”.

Duke u bërë miliarderja më e re në moshën 21-vjeçare, ylli i Kardashians reflektoi për fillimet e saj si biznesmene gjatë një interviste të vitit 2022 me ForbesWomen.

“Mendoj se u mundova për të gjetur diçka për të bërë vetë, dhe çfarë do të bëja?” shpjegoi ajo. “E dija se isha e apasionuar pas grimit, por nuk e dija se mund të argëtohesha çdo ditë duke bërë punën time.”

Ndërsa hapej për ditët e para të karrierës së saj, Kylie zbuloi frymëzimin e interesit të saj për bukurinë, duke vënë në dukje se ajo kishte një “pasiguri me buzët e saj kur ishte më e re”.

“Pra, iu drejtova grimit për të më ndihmuar të ndihem më e sigurt”, shtoi ajo.

“Të filloja një kompani vetë dhe duke qenë kaq e madhe që në fillim, nuk ka shumë vend për gabime,” shtoi Kylie. “Çdo kompani ka gabime. Ne mësojnë prej tyre, unë jam fytyra e markës sime dhe marr përgjegjësinë për gjithçka që ndodh.”

Një vit më vonë, produktet e bukurisë së Kylie gjeneruan përfitime marramendëse, duke mbledhur më shumë se 368 milionë dollarë nga “Kylie Cosmetics” dhe 4 milionë dollarë nga “Kylie Skin”. Megjithatë, “Kylie Cosmetics” u la pas nga “Fenty Beauty” i Rihanna-s. Marka e këngëtares mblodhi më shumë se 582 milionë dollarë.

Pas saj vjen marka e Ariana Grande-s me 85 milion dollarë këtë vit, e ndjekur nga “Rare Beauty” e Selena Gomes me 61 milion dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?