Napoli-Milan sonte në orën 20:45 është supersfida e javës së 28 të Seria A. Kjo është përballja e parë e një përplasje me tre seri që nis në stadiumin ‘Maradona’ dhe vijon për çerekfinalet e Champions League, por deri atëherë Milan kampion në fuqi kërkon të hakmerret për humbjen e fazës së parë dhe mbi të gjitha për të qëndruar në një zonë të sigurt për sezonin e ardhshëm.
Të dy ekipet vijnë me mungesa të rëndësishme në majën e sulmit. Te Milan nuk do jetë Ibrahimovic, ndërsa te Napoli është dëmtuar Victor Osimhen, i cili është në pikëpyetje edhe për ndeshjen e Champions League. Trajneri i Napolit Spaletti shprehet se sulmuesi Nigerian është një mungesë tejet e rëndësishme, por shton se 20 pikët diferencë me Milanin tregojnë shumë në këtë sezon. Nga ana tjetër trajneri i Milanit Stefano Pioli thotë se mund të fitojmë vetëm nëse luajmë si skuadër.
Milan në tre ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë në Seria A, ndërsa Napoli vjen pas dy fitore rradhazi dhe venit të parë me shumë pikë diferencë.
Më herët në Seria A Interi pësoi humbjen e tretë rradhazi, pasi këtë herë është mposhtur 0-1 nga Fiorentina. Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga Bonaventura, duke bërë që zikaltërit të rrezikojnë seriozisht pjesmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Sakaq Atalanta siguroi 3 pikët, duke thyer 1-3 Cremonesen në transfertë.