Moto GP zhvilloi Çmimin e Madh të Argjentinës. Në pistën e “Termas de Rio” Marco Bezzecchi shkroi historinë duke i dhënë fitoren e parë skuderisë së “Valentino Rossi 46 Ducati”. Legjenda e garave me motora tanimë shënon edhe fitoren si drejtues i skuderisë së tij, me pilotin italian, 24-vjeçarin Bezzecchi që paçka se nuk u nis i pari ia doli të linte pas Johann Zarco dhe Alex Marquez.
Kampioni i botës në fuqi, Francesco Bagnaia u rrëzua në pistën e lagësht të Argjentinës, duke u renditur vetëm në vendin e 16-të. Kjo fitore e dërgon Bezzacchi-n nëntë pikë para Bagnaia-s, duke siguruar 50 pikë pas dy garave, vetëm 41 Bagnaia, që në Argjentinë nuk ia doli të sigurojë podiumin.
Renditja e përgjithshme gjen në vendin e tretë Johann Zarco me 35 pikë dhe Alex Marquez po të Ducati me 33 pikë. Moto GP do zhvillojë garën e radhës për Çmimin e Madh të Spanjës në 30 prill.
Renditja: