MENU
klinika

Surprizat...

Çfarë i befasoi turistët amerikanë në Europë?

11.12.2018 - 10:30

Do ju bënte përshtypje të dëgjonit shprehjen “Mamma mia” në një bisedë? Nëpër Itali jo që jo me siguri, por tashmë jemi mësuar ta dëgjojmë dhe në Shqipëri. E nëse për ne europianët kjo frazë është kaq e rrahur për veshin, ndryshe është për amerikanët! Ata e kanë menduar si një shprehje filmi ose si një shaka përdorur në show-t televizivë, ndërkohë italianët e përdornin në bisedat e tyre të përditshme.

Ata e kanë renditur si një nga “surprizat” që gjetën ndërkohë që ishin si turistë në Itali.

Amerikanët kanë shprehur mendimin e tyre mbi befasitë që hasën pasi udhëtuan në Europë në forumin ‘Reddit’. Përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

Një prej komentuesve ishte shprehur se i kishte bërë përshtypje fakti që në Itali restorantet mbylleshin për disa orë në mes orarit të drekës dhe darkës.

Dikush tjetër, që kishte shkuar në Spanjë, ishte çuditur që lokalet qëndronin deri vonë plot me njerëz të moshuar.

Nga Londra dikush ishte surprizuar se si mund të lëvizje nga njëri cep i Londrës në tjetrin pa pasur një makinë tënden. Transporti publik, funksiononte më së miri 24 orë në 7 ditë të javës.
Një komentues shprehej se ka mbetur shumë i kënaqur nga sjellja e njerëzve në Spanjë. Të gjithë ishin shumë të sjellshëm.

Krahas këtyre befasive për mirë, kishte dhe nga ata që Europa i kishte surprizuar për keq. Ka nga ata që janë shprehur se të gjeje një tualet publik në Europë ishte gjëja më shokuese.

Këto ishin disa nga eksperiencat dhe çuditë e amerikanëve në Europë, nëse do të ishte e anasjellta me siguri që po ashtu vargu do të ishte i gjatë.