MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon mbajtja e celularit nën jastëk gjatë natës?

04.04.2023 - 10:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon mbajtja e celularit nën jastëk gjatë natës?

Mjeku: Është kthyer në një zakon mbajtja e celularit nën jastëk, qoftë edhe për ta përdorur si orë për ta shikuar lehtë natën. Ndërkohë ekspertët thonë se shumica e telefonëve celularë kanë sinjale ëireless rreth 884 MHz kur qëndrojnë ndezur. Kjo do të thotë se telefoni emeton rrezatim gjatë gjithë kohës që është i ndezur. Ndërkohë shumë studime kanë evidentuar se koha e gjatë e mbajtjes së telefonit pranë jush rrit mundësinë për disa sëmundje nga tumoret deri te dhimbja e kokës.

Fëmijët janë veçanërisht të prekshëm nga rrezatimi, për këtë arsye duhet ta evitojnë patjetër mbajtjen e celularëve nën jastëk. Nëse i duhet një telefon në dhomë, më mirë i instaloni një telefon me kabëll, nëse i duhet një orë, vendosini më mirë një orë nga ato klasiket mbi komodinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.