04.04.2023 - 13:16
Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet. Një kamion raportohet se ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.