MENU
klinika

Analiza

Si Putin kërkon të frikësojë Perëndimin me gjigantin nënujor

04.04.2023 - 13:23

Rusia synon të krijojë një divizion të nëndetëseve me qëllime të veçanta që do të jenë pjesë e flotës së saj të Paqësorit dhe do të mbajnë silurët me aftësi bërthamore, “Poseidon”, deri në fund të vitit 2024 ose gjysmën e parë të 2025, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Katër vjet pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi llojin e ri të armës strategjike bërthamore, Rusia njoftoi në janar se kishte prodhuar grupin e parë të silurëve Poseidon dhe konfirmoi se do të kishte burimin e saj të energjisë bërthamore.

Në Gadishullin Kamçatka, Rusia njoftoi në fund të marsit se do të përfundonte infrastruktura bregdetare për nëndetëset që mbanin silurët “Poseidon”. Kur Putin e shpalli këtë projekt të frikshëm para disa vitesh, të gjithë menduan se po luante blofin.

Putin 'tried and failed' to test 'doomsday' Poseidon nuclear-powered torpedo in recent weeks | Daily Mail Online

Por “makthi”i Perëndimit tani po bëhet realitet.

Sipas TASS, pjesët kryesore të Poseidon, përfshirë reaktorin bërthamor që do të shërbejë si burim i pavarur i energjisë së silurëve, janë përfunduar me sukses. Nëpërmjet mini-nëndetëses pa pilot “Poseidon (2M39)” Rusia mund të kryejë një sulm bërthamor nga thellësitë e oqeanit.

Ideja e gjigantit nënujor u huazua nga planet sovjetike në kohën e Joseph Stalin-it për një silur bërthamor që mund të asgjësonte brigjet amerikane.

Putin's horror Poseidon 'super-weapon' capable of decimating entire cities | Science | News | Express.co.uk

Putin pohoi në fjalimin e tij nga viti 2018 se rrezet do të ishin të pakufishme dhe se mund të operonin në thellësi të mëdha me një shpejtësi që do të ishte shumë herë më e madhe se çdo nëndetëse apo silur tjetër.

Sipas Reuters, presidenti rus tha: “Ato janë me zhurmë shumë të ulët, kanë manovrim të lartë dhe janë praktikisht të pathyeshme për armikun. Nuk ka asnjë armë që mund t’i kundërshtojë ata në botë sot.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E veçanta e kësaj arme me fuqi shkatërruese të tmerrshme!

“Poseidon 2M39”, nëndetësja bërthamore e Rusisë