MENU
klinika

"Gënjejnë ata që thonë se dinë diçka"

Miku i afërt i Schumacher: Aksidenti ka pasur pasoja

04.04.2023 - 16:27

Ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt ka bërë të qartë se aksidenti i Michael Schumacher ka pasur pasoja dhe ka kërkuar që ta lënë të qetë familjen e legjendës së Formula 1. Miku i mirë i familjes së gjermanit e viziton legjendën e F1 të paktën një herë në muaj në vilën e tij në Gjenevë. Në dhjetor të 2013, kampioni i 7-fishtë i botës në Formula 1 pësoi një aksident duke bërë ski dhe prej asaj kohe është në gjendje kome të induktuar.

“Ta lëmë të qetë. I respektojmë dëshirat për privatësi të Corinnas dhe fëmijëve të saj, edhe pse e dimë me siguri që aksidenti ka pasur pasoja. Por, kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë”, tha fillimisht ish-kreu i skuderisë italiane.

Më pas Todt u ndal edhe te familja e legjendës së Ferrarit dhe te privatësia e domosdoshme.

“Unë gjithmonë shkoj për ta vizituar. Ai dhe familja e tij, janë familja ime”, ka deklaruar 77-vjeçari për gazetën italiane, Corriere della Sera.

Gjatë kohës që ishte shef ekzekutiv i Ferrarrit, Todt ka shijuar suksese të mëdha me Schumacher si pjesë të “Kokëkuqes”, i cili fitoi pesë tituj radhazi (2000-2004) kampion bote në Formula 1.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin