MENU
klinika

Gjeneral ®  Piro Ahmetaj

 4 Prilli, data që i bën nder anëtarësimit të RSh në NATO

04.04.2023 - 18:34

Si ndër pjesëmarrësit teknik në datën që Republika e Shqipërisë u ul me të drejta të plota në tavolinën e 28 vëndeve të NATO-s (Samiti i Këln/Strasbourg), sigurisht që e di fort mirë që data zyrtare e pranimit të RSh është data 1 Prilli 2009 !

Gjithësesi, në 14 vite rresht, vijoj të insistoj për ti “zhvendosur celebrimet protokollare nga data 1 në 4 Prill”  duke e bashkuar anëtarësimin e RSh me atë të themelimit të NATO-s [4 Prill 1949/2009]. Thënë këtë, shpresoj të adresohej/t si: “gjetje e mënçur, pasi jo vetëm kapërcen perceptimin rreth 1 Prillit (ditën e gënjeshtrave) por konfirmon një ngjarje të madhe, i bën nder dhe jep vlera shtesë kësaj të vërtete historike për kombin”.

Duke e parë kështu, data 4 Prilli 2023 shënon 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë si dhe përvjetorin e 74-ërt të  themelimit të Aleancës Ushtarake më të fuqishme të historise së njerëzimit, e cila ka luajtur dhe vijon të mbajë peshë kritike për paqen, sigurinë, mbrojtjen e vlerave tē demokracisë si dhe interesat gjeopolitike jo vetëm në hapësirën Euroatlantike.

Kur 74 vjet më parë, “Babai-themelues dhe Komandanti i parë i NATO-s, Dwight D. Eisenhower, e projektoi Aleancën e Atlantikut të Veriut si një instrument politiko – ushtarak për mbrojtjen e tërësisë territoriale (artikulli 5) në rast sulmi nga kampi Stalinist, ndoshta askush nuk e kishte imagjinuar se Gjenerali brilant kishte projektuar themelimin e Aleancës më të suksesshme të sigurisë globale.

Mbas 74 vitesh, mund të thuhet me bindje se NATO e ka përmbushur misionin në mbrojtjen e tërësisë teritoriale të vendeve anëtare si dhe ka shërbyer si një mekanizëm shprese për paqen dhe sigurinë në botë.

Edhe pas viteve 1990, përveç misionit bazë (artikulit 5) NATO: “ka dominuar tregun e mjedisit të Ri të sigurisë globale” nëpërmjet një procesi të gjithanshëm reformimi dhe modernizimi të konceptit strategjik,  strukturave, arnatimit, pajisjeve, planifikimit dhe kultures së bashkëpunimit mes vëndeve anëtare.

Një ndër shtyllat e këtij suksesi mbetet politika e “Dyerve të Hapura/Open Door Policy”, që NATO e lançoi mba viteve 90’, e cila ka shërbyer edhe si mekanizëm për reformat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe si shkollë e demokracisë për vendet e lindjes komuniste. Fal këtij mekanizni nga 16 vende para 1990 (për punë ditësh Filanda), NATO përbëhet nga 31 anëtarë, ndërsa me firmosjen e ratifikimit nga Turqia të Marrëveshjes së Washingtonit Suedinë, arrin në 32, ose dyfishin e vëndeve që kishte në 1990!

Në hapësirën Euroatlantike/NATO-s jetojmë rreth 1 miliard banor, zotëron me shumë se 1/2 e ekonomisë botërore dhe personeli aktive arrin në 3.5 milionë. SHBA, Franca dhe Anglia zotërojnë armë bërthamore, për misionin e shkurajimit të kundërshtarëve potencial [deterrence].

Për fatin e kombit tonë, historia me e sukseshme e angazhimeve të NATO-s  mbetet operaconi ushtarak në Kosovë (1999), që edhe pse jashte artikullit 5, demostroi fuqinë ushtarake të Aleancës si: “shpresë e paqes, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit demokratik”.

Do ishte e padrejtë, nëse në çdo 4 Prill të mos e përsërisim  rolin jetik të SHBA-së në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pasi ajo mban barrën kryesore të fuqisë dhe shpenzimeve ushtarake. Mjafton të përmendim shpenzimet e mbrojtjes rreth 1 Trilion USD (për vitin 2023) ose mbi dy herë më shume se 29  vendet e tjera të NATO-s të mara së bashku.

Shkurt për qasjen e NATO-s ndaj kërcënimeve dhe sfidave  aktuale. Agresioni ushtarak i Rusisë, nuk ishte as është vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë si dhe interesave të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO)”.

Ndërsa, Krimea, Bosnja, Kosova, etj, kanë treguar se kërcënimet ushtarake po sofistikohen nëpërmjet përdorimit të formave të reja, si referendumet e mbështetura nga jashtë, fondamentalizmit fetar, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, qeverisjet e dështuara, etj.

Në këto rrethana, përveç misionit madhor për mbrojtjen e tërësisë teritoriale të 30/+2 vendeve anëtare, NATO i duhet mbaje përsëri barrën kryesore. E pamundur për të ndaluar ambicjet e Rusisë në “aneksinit te Krimesë me tanke dhe marreveshje+”, prej vitit 2014, NATO ka dislokuar Forca të Gatishmërisë Shumë të Lartë në vendet Balltike, Europën Qëndrore dhe Juglindore.

Mbas 13 muaj luftime, mund të themi se Rusia-Putiniste i ka (keq)humbur betejat për të testuar kohezionin mes vendeve të NATO-s, qoftë edhe duke kërcënuar me gazin si armë gjeopolitike si dhe me pëdorimin e fuqisë bërthamore. Në të kundërt, rreth 100 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, përfshi Tanke Leopard, sistemet Patriot, etj, janë prova të forta për kohezionin dhe vendosmërinë e përforcuar të Alancës Transatlantike, për ta  mbështetur Ukrainën deri në fitoren ndaj të keqes së përbashkët.

Rusia gjendet më e izoluar se kurrë nga bota e qytetëruar: “nga 193 vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventurë neo-naziste”; rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB dhe besoj, jo shumë vonë, Putini dhe Gjeneralët gjakatarë do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën e Hagës.

Përkundër panikut dhe (del)elekuencës së analistëve të gjithëditur dhe strategëve të vetë(de)graduar, përsëris  bindjen strategjike se: “falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisë së NATO-s, Rusia – Putiniste do ta humbasë me turp luftën, si dhe do të gjunjëzohet nē përballjen fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (SHBA/NATO)!

****

Besoj nuk ka askush mëdyshje,  Anëtarësimi i RSh në Aleancën e fuqisë Euratlantike dhe vlerave perëndimore, meriton të skalititet në memorjen e historisë sonë kombëtare si: “arritja e dytë  gjeopolitike mbas shpalljes së pamvarësisë në 28 Nëntor 1912”. Kjo jo vetëm të paprekshmërisë teritoriale që garantohet nga NATO, por edhe për shkak të konflikteve shekullore, pozitës gjeografike, interesave dhe përcaktimit të Shqiptarëve ndaj vlerave perëndimore.

Edhe duke përsëritur mirënjohjen ndaj SHBA-ve, vijoj të refuzoj “tallavanë populiste” se anëtarësimi i RSh në NATO, ishte dhuratë. Kjo pasi si dëshmimtar/ekspert i këtij udhëtimi jam shumë i bindur që kjo arritje (4 Prill 2009) ishte meritë e përpjekjeve të shqiptarëve në aspiratën drejt perëndimit, e reformave të thella në fushën e mbrojtjes (p.sh, nga 115 mijë ushtri aktiv që trashëguam para 1990, sot FA kanë më pak se 9 mijë), por edhe e vizionit dhe konsensusit të gjerë politik, si dhe e mbështetjes dhe e kohezionit kombëtar.

Në të njëjtën kohë, Tirana zyrtare në 14 vite rresht ka konfirmuar se anëtarësimi nuk është stacion i fundit për Shqipërinë, por një Fazë e Re, me përfitime, me sfida dhe me përgjegjësi shtesë.  Prandaj Shqipëria në NATO, respektohet si “aktore më shumë se modeste”, pasi ajo mbetet e përkushtuar si “vënd Leader” për ta çliruar Rajonin nga historia e përgjakshme shekullore si dhe për ta jetësuar axhendën e udhëtimit    Euroatlantike (NATO/BE) të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë udhëtim 30 dhjetëvjeçar drejt/mbas anëtarësimit në Aleancë, nga një vend që mbarte/krijonte probleme me sigurinë [konsumator] Shqipëria është shndërruar në një vend që kontribuon për sigurinë në rajon, mesdhe dhe më gjerë. Si p.sh, mund të përmendim faktin që prej vitit 1996 në operacionet e NATO/BE në Bosnjë, Irak, Afganistan, Kosovë, Gjeorgji, Ukrainë, Mali, etj, kanë kontribuar rreth 9.000 burra dhe gra me uniformë.

Me këtë rast, përshëndesim rolin aktiv të RSh, rrjedhojë e përfaqësimit dinjitoz krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pakushtëzuar të vendimarrjeve në NATO-s,  arritjen e Buxhetit të Mbrojtjes në 2% të GDP-së për 2024 si dhe kontributeve më shumë se modeste që vijon t’i jap Ukrainës.

Ndërkohë, 14 vjet pas anëtarësimit, Shqiptarët e kanë tejkaluar perceptimin e NATO-s si “xhandarë/e” që garanton falas paprekshmërinë teritoriale të 30 anëtarëve (përfshi RSh). Për më tepër që, RSh mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s si dhe forcimin  e parneritetit Strategjik me Washingtonin.

Shqipëria po ashtu ka demostruar vullnet konstant për të zhvilluar projekte të përbashkëta me Kosovën si dhe me 4 vendet e tjera të ballkanit perëndimor (përfshi Serbinë), për t’u përballur bashkërisht me kërcënimet asimetrike si ne rastet renegate, rreziqet kibernetike, ekstremizmi, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, emergjencat civile, etj.

Në shtesë, aktorët shtetërorë të Tiranës zyrtare, do t’i ri-Këshilloja mbi domosdoshmërinë për të zhvilluar një Strategji afatgjatë, që përfshin sovranitetin territorial në kuadēr tē NATO, por që fokusohet në Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Interesave mbarë-Kombëtar (SMZhIK/2035) në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë. Po ashtu, e çmoj kritike për të modernizuar strukturat përgjegjëse dhe kapacitetet operacionale duke reflektuar ndryshimet e Konceptit të Ri Strategjik të Aleancës si dhe përmbushur detyrimet në kuadër të NATO, EU, etj.

E fundit por jo nga rëndësia, në shkollat perëndimore të NATO-s kemi mësuar se në reformat e sigurisë dhe mbrojtjes, kurresesi nuk vlejnë politizimi, privatizimi, protagonizmi si dhe delekuentët; por dashuria për vendin, gjithëpërfshirja, përkushtimi, përulësia dhe përgjegjësia e lartë shtetërore; besimi në vlerat demokratike si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.

*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, 

Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Anëtar i Bordit të “Izraleli House”; si dhe Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme