MENU
klinika

Ish-Presidenti e sulmoi

Emigrant nga Kolumbia, kush është gjyqtari që do të gjykojë Trump

04.04.2023 - 20:02

Kur Donald Trump të hyjë në sallën e gjyqit të Nju Jorkut sot, ai do të përballet me një gjykatës me përvojë, i cili nuk është i panjohur për ish-presidentin. Çështjen e Trump do e gjykojë Juan Manuel Merchan. Merchan ka dënuar me burg të besuarin e ngushtë të Trump, Allen Weisselberg, ka kryesuar gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump dhe ka mbikëqyrur çështjen e mashtrimit kriminal të ish-këshilltarit Steve Bannon. Por akuza historike e Trump do të jetë ndoshta çështja më e lartë deri më sot e Merchan. Merchan është përshkruar nga vëzhguesit si një gjyqtar i ashpër, por ai që është i drejtë, pavarësisht se kush është para tij.

Merchan mori çështjen e Trump për shkak të një rotacioni në të cilin gjyqtarët caktohen për të mbikëqyrur juritë e mëdha dhe çdo rast që lind prej tyre. Merchan gjithashtu trajton shpesh çështje financiare. I lindur në Kolumbi, Merchan emigroi në moshën 6-vjeçare dhe u rrit në Neë York City. Ai është anëtari i parë i familjes së tij që shkoi në kolegj dhe ndërkohë që vazhdonte shkollën juridike, punonte për të siguruar të ardhurat.

Merchan filloi karrierën e tij ligjore në 1994  si ndihmës avokat qarku në seksionin e gjykimit në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Manhattan. Ai ishte prokuror i Manhatanit dhe punoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit përpara se kryetari i atëhershëm Michael Bloomberg ta emëronte atë si gjyqtar në vitin 2006. Tre vjet më vonë, Merchan u caktua gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Nju York-ut. Merchan, vlerësohet gjithashtu nga kolegët e tij se ka ndihmuar në krijimin e Gjykatës së Shëndetit Mendor të Manhatanit, të cilën ai shpesh e kryeson dhe ku ai ka fituar një reputacion për vendimet e lehta që u japin të pandehurve shanse të dyta.

Për çfarë akuzohet Trump?

Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfeu se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Por, prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork. Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë dhe e ka konsideruar procesin një ‘gjueti shtrigash’. Sot ai mund të arrestohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN