MENU
klinika

Sot mbrohet Jakup Krasniqi

Dita e tretë e gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK

05.04.2023 - 10:47

Ditën e sotme zhvillohet seanca e tretë e gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Këtë të mërkurë do të japë deklaratën hyrëse mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Kujtojmë se një ditë më parë mbrojtja e Hashim Thaçit deklaroi se ai nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime dhe se nuk kishte mundësi të parandalonte krimet që ndodhnin, pasi pushteti real u takonte komandantëve të zonave.

Ben Emerson, avokati i Kadri Veselit hodhi poshtë akuzat se krerët e UÇK-së kanë shfrytëzuar pozitat për të eliminuar apo përndjekur kundërshtarët politikë. Sipas tij, shumica e anëtarëve të UÇK-së ishin mbështetës të LDK-së.

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, tha se në aktakuzën ndaj klientit të tij nuk ka asnjë aludim se ai ka urdhëruar ndonjë prej krimeve të pretenduara.

Të hënën u dëgjuan zyra e Prokurorit të Specializuar dhe mbrojtësi i viktimave. Sipas Gjykatës Speciale, 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!