Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka mbajtur fjalën në Hagë, ku tha se është i pafajshëm dhe se ndihet i njollosur nga akuzat e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Ai në senacë ka qenë i prekur teksa ka folur për babanë që humbi jetën si pasojë e dhunës barbare nga serbët, ndërsa në një moment lexoi edhe emrat e fëmijëve të vrarë nga lufta.
Ndër të tjera ai thga se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në vrasje apo në burgosje gjatë kohës së luftës.
Po ashtu Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.
“Unë mbaj mend dhe nuk do ta harrojë kurrë kur babi im erdhi në shtëpi i dhunuar në mënyrë barbare nga serbët e përpëlitjes, e si pasojë e kësaj dhune humbi jetën.
Është basurde të akuzohem për persekuptimin e anëtareve të LDK-së, unë vetë isha anëtar i LDK-së, familjarët e mi ishin antërarë të LDK-së e bashkëluftëtarët e mi. Vetëm një mendje e çoroditur mund t’i ketë lindur ideja se unë kam mundur të jem pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi dhe bashkëluftetarëve të mi.
Kushdo që më njeh do t’iu thotë, se unë Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë.
Unë e urrej dhunën, vrasjen e torturat, jo pse janë ushtruar ndaj popullit tonë e meje, por i konsideroj tepër të ulëta dhe çnjerëzore”, u shpreh ai ndër të tjera.