Intervistë me Z. Mazi, ish-Ambasador, ish-Kryenegociator per integrimin e RSH në Bashkimin Evropian
Pyetje: Javën e kaluar lajmet njoftuan se Rusia do vendosë armë bërthamore në Bjellorusi. Ju jeni marrë me kontrollin e armëve dhe me bërthamoret. Si e shihni këtë lëvizje?
Përgjigje: Kam njohuri modeste në këtë fushë. Po, Rusia deklaroi javën e kaluar se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjelorusi, me kërkesën e Minskut. Çdo gjë e ka një zanafillë. Më 8 dhjetor 1999 është nënshkruar Traktati i krijimit të Unionit Shtetëror të Rusisë dhe Bjellorusise, me objektiv integrimin e politikave ekonomike dhe të mbrojtjes. Ajo pasoi Komonuelthin e Rusisë dhe Bjellorusië, të nënshkruar më 2 prill 1997.
Vendosja e armëve bërthmaore: janë vendosur armë taktike bërthamore në 5 shtete të Evropes: Itali, Gjermani, Hollandë, Belgjike dhe Turqi. Në Evrope ka baza ajrore bërthamore si dhe baza ajrore ku jane gati sillot/vendet e posaçme për instalimin e armëve bërthamore. Ato janë në përkujdesje të vecantë direkte.
Bombat bërthamore aktuale janë të tipit B61-12 (në Aviano dhe Ghedi) dhe janë shumë më vdekjeprurëse se të mëparshmet.
Tre fuqi bërthamore dhe katër vende evropiane që kanë në territoret e tyre të tilla armë marrin pjesë në „Operacioni Kontrolli i Hapsires Ajrore“ në hapësiren e Letonise, Lituanise, Estonise dhe Polonise. Bombarduesit strategjike B-52H kryejnë fluturime stërvitore në rajonin e Balltikut. Rreth 17 aeroporte janë ofruar për operacione të tillë.
SHBA u tërhoq dhe i dha fund „Traktatit INF“ (Intermediate-Range Nuclear Forces Treaty – Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme). Ai traktat ishte firmosur nga Regan dhe Gorbnacov në vitin 1987. Pas akuzave të ndërsjella për moszbatim të Traktatit nga palët, edhe Rusia njoftoi se suspendon Traktatin. Ai traktat praktikisht eleminoi raketat bërthamore dhe ato balistike konvencionale që lëshohen nga toka dhe kanë rreze nga 500 deri 5,500 km.
Nënshkrimi i atij traktati ishte arritje e madhe historike për mospërhapjen e armëve bërthamore, sepse ato raketa mund të arrijnë objektivin brenda 10 minutave. Imagjino sa kohë ka për përgatitje, nëse ka, dhe çfarë mund të ndodhë nëse bëhet një keqkalkulim!! Zbatimi i atij traktati çoi në shmontimin e afro 2,700 raketave (rreth 1,846 nga Rusia dhe 846 nga SHBA). Sejcila palë e uli me 80% arsenalin e armëve bërthamore. Shumë e rëndësishme është se ai traktat përfshinte inspektime rtë ndërsjella të zbatimit të tij. Ajo i hapi rrugën Traktatitn të Kufizimit të Armëve Strategjike (SALT) dhe, më pas, Traktatit të Pakësimit të Armëve Strategjike (START – Strategic Arms Reduction Treaty). Me pas u arrit “Neë START” (Start-i i Ri), që skadoi në 2021.
Shenohet se traktat i coi ne nivelet më të ulta historike krejt arsenalet e mbushjeve bërthamore strategjike. Ishte sukses i madh, i pamohueshëm, i punës të eksperteve të kontrollit të armeve të të dy vendeve.
Kur ka vullnet politik, njohje dhe ekspertizë të madhe teknike, ka sukses. Ajo arritje e madhe historike në fushën e kontrollit të armëve, përpjekjet, arritjet e krejt regjimit të kontrollit të armëve, janë sot në rrezik të madh sepse SHBA dhe Rusia po ecin në drejtime diametralisht të kundërta.
Shtoj dhe „Anti Ballistic Missile Treaty“ (Traktati Kunder Raketave Balistike, ABM, ose ABMT, 1972-2002) midis SHBA dhe Bashkimit Sovjetik: ai ishte, si të thuash, guri kilometrik i garës të armatimit. Ai vinte limite ndaj mbrojtjes të vendit, me synimin të ulej presioni ndaj superfuqive që te mos prodhonin armë të tjera bërthamore. Traktati kufizonte mbrojtjen e sistemeve kundër raketave balistike ndaj raketave balistike që bartin armë/mbushje bërthamore. Synimi tjetër ishte për të ruajtur nivelin e frikës ndaj tjetrit. Sipas traktatit, secila palë kufizohej të mbante vetëm dy komplekse ABM dhe secili prej komplekseve kufizohej të kishte deri në 100 raketa anti-balistike.
Në 2001, ish presidenti Xhorxh W.Bush njoftoi se SHBA do tërhiqej nga Traktati i ABM, duke pretenduar se ai ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi „armiqësia që dikur i çoi te dy vendet tona të mbanin mijëra armë bërthamore në gatishmëri që varej në fije të periët“ kish vdekur së bashku me Bashkimin Sovjetik. Tre mauj pas atij deklarimi, Bushi tha se traktati pengonte SHBA të vetëmbrohej nga „terroristët“ dhe „shtetet e liga “. Tërheqja nga ai traktat ishte gabim me dimension monumental.
Përvec këtyre, janë edhe “ICBM” (Inter-continental Ballistic Missiles – Raketat Balistike Ndërkontinentale), të projektuara për të transportuar armë bërthamore me rreze veprimi mbi 5,500 km. Ato raketa mund të mbushen edhe me armë konvencionale, kimike dhe biologjike, ndonëse nuk janë përdorur si të tilla asnjë herë. Këto kanë shpejtësi më të madhe dhe kapin distanca më të gjata se raketat e tjera.
Ka pasur përpjekje, por SHBA dhe NATO nuk kanë pranuar të diskutojnë propozimet ruse për t’i dhene fund këtij përshkallëzimi gjithënje e më të rrezikshem bërthamor, para se të fillonte pushtimi i Ukrainës.
SHBA po përgatit vendosjen në Evropë të raketave bërthamore me rreze ts mesme veprimi. Rusia po psrgjigjet duke vendosur bomba bsrthamore dhe raketa me rreze ts mesame veprimi ns Bjellorusi, afsr bazave ts SHBA-NATO-s ns Evorpe që mund të paisen me mbushje bërthamore.
Besimi sot është pothuajse në nivelin zero. Do duhen dekada të tjera, nëse, do të mund rivendoset disi. Dyshoj shumë. Përsëri mund të arrihet dicka nëse zgjatet START-i i Ri 5 vite të tjerë, pa kërkuar pakësime të tjera, duke ruajtur nivelet e mepareshme, pa rritje.
Largimi nga traktatet e kontrollit te armeve ose suspendimi i tyre, pas tre dekadash, ka bere qe sot te mos kete asnje regjim kontrolli, domethene, liri gare armatimi pa kufizim! Kjo eshte marrezi dhe pasiguru ekstreme.
Rreziku është tepër i lartë. Duhet marrë shumë seriozisht. Lufta bërthamore nuk është fjalë gojë. A kuptojnë çfare do të thotë kjo, cilëtdo qofshin ata që nxisin dhe nuk e ndalojnë këtë luftë të tmerrshme, që po çon botën në shkatërrimin e jetës në tokë! Kjo është, kështu e shoh, thënë shkurtimisht.
Pyetje: Ukraina ka kërkuar municion edhe me uran të varfëruar. Anglia është thënë e gatshme t‘ia dërgojë. Eshtë arme berthamore? Nuk është armë bërthamore urani i varfëruar?
Përgjigje: Sa unë kam dijeni, urani i varfëruar është nën-produkt i pasurimit të uranit. Aty ku është përdorur ka njoftime se ka pasur raste me probleme serioze shëndetësore, lindje me difekte, lindje të parakohëshme, dështime, leucemi.
Urani i varfëruar emeton më pak rreze alfa, deri në 60% më pak se urani natyror. Ndoshta kjo lloj „sigurie relative“ ka qenë arsyeja që ka vende që e kanë përdorur.
Urani i varfëruar është 1.67 herë më i rëndë se plumbi. Një predhë me uran të varfëruar mund të jetë më e vogël se një me plumb të thjeshtë dhe të arrijë rezultat të njejtë. Dimension më i vogël do të thotë diametër më i vogël, më pak rezistencë nga ajri, sipërfaqe më e vogël aty ku godet. Pra, predha me uran të varfëruar është më e shpejtë, ka impakt më të madh aty ku godet, pra, penetron më thellë. Ajo ndez flakë dhe në flurudhë vetëhollohet, duke e bërë atë municion ideal anti-tank. Ai perdoret edhe për mburoje të nje sipërfaqe të madhe të tankeve.
Urani i varfëruar, në masë të madhe nuk ka energji. Në praktikë, ai mund të ketë, se paku, 40% të radioaktivitetit të uranit natyror, gjysmë-jeta e te cilit shkon mijëra vjet.
Ai ka rrezik shëndetësor të ulët, deri në jo rrezik, nga rrezatimi sepse ka radioaktivitet relativisht të dobët. Megjithate, kontakti i brendshem direkt me të mund të ketë efekte toksiciteti kimik në sistemin nervor, në mëlçi, zemër dhe veshka. Ka pasur raportime për të tilla pasoja kur është thithur pluhuri i uranit të varfëruar.
Urani i varfëruar nuk është aq toksik se metalet e tjera të rënda si, për shembull, zhiva; por nëse ekspozohesh ndaj tij në mënyrë të përsëritur, helmimi është mjaft i mundshëm.
Ka qëndrime se përdorimi i tij nuk përbën kërcënim direkt ndaj popullsisë. Kur popullata nuk informohet për rreziqet e këtij materiali, urani i varfëruar dhe metalet e përziera me uran të varfëruar, shpesh i sheh të shiten për „skrap“ dhe të ripërdoren për qëllime të ndryshme – si, pjesë makinerish, kusi gatimi, veshje orendish.
Automjetet e braktisura që i marrin për t’i përdorur për pjesë të ndryshme të tyre, kanë rrezik veëanerisht të lartë, pasi mbi to mund të jetë akumuluar pluhur urani i varferuar nga municionet dhe nuk ka rrymë ajri që mund ta heqe. Pra, ai përdoret shpesh në sektorin civil – nga sensorët që ndezin alarmin e dedektorëve të tymit, tek ngjyra që përdoret pr porcelanin dentar. Thashe se ai ka radioaktivitet të ulët, ekspozimi rrezatues i metalit zakonisht nuk e kalon nivelin e rrezatimit të ambjentit, që është normalisht në nivelin e detit.
Edhe pse mendohet se duhen mbi 200 vjet që radioaktiviteti i një cope urani të varfëruar të penetrojë lekuren kur preket me dore, rreziku qe ai sjell ndaj organeve të brendëshme as nuk hiqet, as nuk përjashtohet. Derisa është vështirë të investigohen pasojat, kjo çështje mbetet mjaft kontraverse.