Është e zakonshme të zhvilloni ndjeshmëri ndaj disa ushqimeve ndërsa rriteni në vite.
Në punën time dëgjoj shpesh të më thonë: – doktor, thjesht dua të jem e lirë të shijoj përsëri këtë ushqim si më parë.
Po përpiqem që shkurtimisht t’ju shpjegoj se përse intoleranca ndaj disa ushqimeve ndodh.
Faktorët e zakonshëm përfshijnë:
– Shëndeti i kompromentuar i zorrës, duke përfshirë çrregullimet e mikroflorës së zorrëve.
– Mangësi të lëndëve ushqyese, në nivele të pamjaftueshmërisë së vitaminave, mineraleve, ose enzimave kryesore.
– Çrregullimet e hormoneve nga marrja e ilaçeve të tilla si kortizonikët, antibiotikët, antiacidet dhe kontraceptivët.
– Ekspozimi i tepërt i ksenotrogjenëve që gjenden në plastikë, kremëra, locione, sapunë, shampo, parfume, llak flokësh dhe deodorizantë trupi e ambjenti.
– Predispozitë e trashëguar gjenetike ndaj ushqimeve të caktuara.
– Ekspozimi i tepërt ndaj një ushqim të veçantë. Kjo tenton të ndodhë vetëm kur pacientët e mi vuajnë nga lodhja fizike ose emocionale, si dhe ekspozimi ndaj toksinave mjedisore.
Nëse jeni duke u lodhur me intoleranca të shumëfishta ushqimore, kjo është një shenjë e qartë se shërimi thellësisht duhet të ndodhë!
Ky proces pothuajse gjithmonë përfshin një protokoll individual të pastrimit (detoksikimit) dhe balancimit të zorrëve, hormoneve.
Qasja ime, si profesionist i shëndetit, mbështetet në teste funksionale e laboratorike për të parë saktësisht se çfarë i duhet trupit tuaj dhe çfarë jo.
Duke u bazuar në to, hartohet protokolli i duhur i dietës dhe i pastrimit të zorrëve për të lejuar që sistemi juaj imunitar të pajtohet me ushqimet.
Sapo korrigjojnë ekuilibrat e zorrëve ose hormoneve, shumë nga pacientët e mi mund të hanë pa problem disa nga ushqimet e tyre të preferuara.
Ata gjithashtu mësojnë mënyra më të shëndetshme, më pak toksike për të shijuar ato ushqime.