Manchester United fitoi 1-0 me Brentford për javën e 25 që ishte e prapambetur në Premier League. Një gol i Rashford bëri që “Djajtë e Kuq” të merrnin tri pikë me vlerë, që i dërgon në vendin e katërt në renditje, duke qenë momentalisht në Champions League.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, që në “Old Traford” iu falën golit të Marcus Rashford në minutën e 27 të ndeshjes. Pas asistit të Sabitzer, sulmuesi anglez nuk e pati të vështirë të dërgonte sferën në rrjetë.
I rilindur këtë sezon, Rashford pa marrë “për dore” të tijtë, duke i rikthyer te pikët e plota pas dy humbjeve dhe një barazimi. Me 53 pikë, njëjtë sa Newcastle, United renditet në vendin e katërt. Te Brentford, shqiptari Thomas Strakosha qëndroi në stol.