06.04.2023 - 12:38
Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, me “Corriere dello Sport” që raporton se Zhoze Murinjo mund të bëhet trajneri më i paguar në botë.
Siç bëhet me dije, kombëtarja e Arabisë Saudite i ka ofruar portugezit plot 120 milionë euro për dy vite.
Murinjo është lidhur fort me tifozët e Romës, por e ardhmja e tij te klubi verdhekuq është ende e turbullt.
Dhe një ofertë e majme nga sheikët duket se mund ta bindë 60-vjeçarin.
Gjithashtu do të jetë në dorën e Murinjos nëse do të dëshirojë të jetë pjesë e sauditëve edhe gjatë Botërorit të 2026.