MENU
klinika

Boks

Wilder-Fury, vendoset data e revanshit

11.12.2018 - 12:36

Revanshi i peshës së rëndë mes boksierëve Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të zhvillohet në pranverën e vitit 2019 dhe palët synojnë që kjo sfidë e dytë mes dy kampionëve të pamposhtur të ringut të zhvillohet më datën 13 prill (vendi ende nuk dihet).

Lajmin e ka konfirmuar sot promotori i boksierit britanik, që tha se palët janë ulur në bisedime për të zhvilluar edhe një përballje të dytë, pas suksesit që pati sfida e parë, e mbyllur në barazim.

Interesant fakti se 13 prilli është e njëjta datë kur do të duelojë edhe kampioni tjetër i botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua, në stadiumin “Wembley” të Londrës (ende nuk dihet rivali).

Duket se Wilder dhe Fury duan t’i bëjnë karshillëk Joshua, duke qenë se sfida e tyre ka shumë më tepër shikues dhe PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Gjithsesi, për momentin gjithçka është ende e pakonfirmuar zyrtarisht, pasi palët janë ende në bisedime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN