MENU
klinika

"Do rikthejmë transparencën në bashkitë e vendit"

Meta flet pas takimit me Berishën në selinë e PD

07.04.2023 - 12:04

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme me ish kryeministrin Sali Berisha në selinë e PD.

Meta deklaroi se do të rikthejnë transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai komentoi humbjen e gjyqit në Arbitrazh për çështjen Becchetti, duke theksuar se Shqipëria do të paguajë 110 mln euro për tekat e Edi Ramës.

“Ky është një bashkim për ndryshim nuk është një bashkim për pushtet. Do rikthejë llogaridhënien dhe transparencën për marrjen e vendimeve nga kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Lajmi që vjen për Shqipërinë që qeveria do duhet të paguajë 110 mln euro gjobën për Bechettin për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të mbyllur një televizion që nuk e kontrollojnë dot.

Ndërsa dje qeveria e Kosovës fitoi një arbitrazh ndërkombëtar, i treti radhazi për këtë vit. Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore kundër korrupsionit kurse Shqipëria ka rënë 27 vende, Kjo përkthehet në rritjen e kostos së jetesës dhe korrupsionin më të lartë në kontinent. Qytetarët e dinë se Edi Rama kujtohet për ta pak javë para se të vijnë zgjedhjet.

Ata nuk mund të harrojnë se përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës është vetëm Edi Rama përmes korrupsionit të tij në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve të ndershme. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni Bashkë Fitojmë. Ulje e taksave dhe përulësi në shërbim ndaj qytetarëve çdo ditë dhe jo të kujtohemi për ta pak ditë para zgjedhjeve siç ndodh me kryebashkiakët aktualë”, deklaroi ai.