MENU
klinika

Ja përfitimet

7 gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse ngjisni shkallët çdo ditë!

07.04.2023 - 13:35

Ngjitja e shkallëve mund të shërbejë si një kardio e mirë për trupin, prandaj nëse jetoni në një pallat me ashensor për shembull, provoni ta anashkaloni për disa ditë.

Pasi të lexoni përfitimet e ngjitjes së shkallëve, jemi të sigurt që do na dëgjoni:

1. Shëndeti i zemrës përmirësohet

Një nga përfitimet më të mëdha të ngjitjes së shkallëve është efekti i saj në zemrën tuaj. Ngjitja e shkallëve përmirëson funksionin e zemrës dhe ndihmon presionin e gjakut.

2. Ndiheni më të forte, veçanërisht në pjesën e poshtme të trupit

Ngjitja e shkallëve i “shtrin” (tërheq) muskujt, si dhe stimulon metabolizmin e kockave.

3. Kockat tuaja bëhen më të forta

Ngjitja e shkallëve është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni për shëndetin e kockave. Arsyeja? Kur ngjiteni vertikalisht, ju jeni duke lëvizur kundër gravitetit, i cili vendos një ngarkesë më të rëndë mbi kockat tuaja dhe me kalimin e kohës, i forcon ato.

4. Keni ekuilibër më të mirë

Ngjitja e shkallëve ndihmon në mbajtjen e një ekuilibri veçanërisht tek të moshuarit.

5. Një rrezik më të ulët për të zhvilluar sindromën metabolike

Ngjitja e përditshme e shkallëve mund t’ju mbrojë nga “sindroma metabolike”. Me këtë të fundit kuptojmë të gjitha kushtet që rrisin rrezikun e një personi për të zhvilluar diabet, sëmundje zemre, etj.

6. Nivelet e stresit ulen

Duke qenë se ngjitja e shkallëve kërkon më shumë energji sesa ecja në sipërfaqe të sheshta, ajo gjithashtu ndihmon në çlirimin më të madh të endorfinës. Si rezultat, mund të ulë edhe nivelet tuaja të stresit.

Ecja e shkallëve mund t’ju ofrojë pak qetësi dhe kohë për të reflektuar mbi sfidat që keni patur gjatë ditës. Gjithashtu, ndjenja e arritjes pas ngjitjes së disa shkallëve mund t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur me veten.

7. Jetëgjatësia juaj mund të rritet

Ngjitja e më shumë se pesë shkallëve në ditë lidhet me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Burimi: Well & Good

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?