MENU
klinika

"Dënoj krimet që kanë ndodhur"

Milatoviç për gjenocidin në Srebrenicë: Qëndrimi im është i qartë

07.04.2023 - 19:48

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç tha se qëndrimi i tij për gjenocidin në Srebrenicë është shumë i qartë dhe se dënon të gjitha krimet që kanë ndodhur.

Milatoviç u shpreh se edhe parlamenti në Malin e Zi ka votuar një rezolutë për gjenocidin, shkruan Vijesti.

“Gjykata Ndërkombëtare ka qenë shumë e qartë dhe ka marrë një vendim kur është fjala për Srebrenicën. Është shumë e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare diku e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë.

Qëndrimi im në këtë kuptim është shumë i qartë, edhe Parlamenti malazez ka marrë një rezolutë. kur në çështjen e Srebrenicës, është shumë e rëndësishme që si rajon, së bashku, të gjykojmë për të kaluarën që ka qenë e vështirë. Këto janë të gjitha gjëra që unë i dënoj qartë”, theksoi ai.