Një shtetas serb është arrestuar sot në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, pasi sulmoi fizikisht zyrtarin e Policisë së Kosovës, duke e plagosur.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se: Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, bëhet me dije se pasi efektivi refuzoi hyrjen e këtij shtetasi në Kosovë, ai e ofendoi zyrtarin e policisë dhe më pas e dhunoi.
“Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, raportojnë mediat kosovare.